Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-06-2013

Tryezë pune: Fitimi i Pronësisë në bazë të ndërtimit në tokën e huaj dhe me parashkrim fitues

Më 12 qershor 2013, IGJK ka mbajtur tryezën e punës me temën  “Fitimi i Pronësisë në bazë të ndërtimit në tokën e huaj dhe me parashkrim fitues”.
Gjatë kësaj tryeze u trajtuan çështjet në lidhje me ekzistimin dhe rregullimin ligjor të të drejtës së ndërtimit sipas të drejtës pozitive, mënyrën e themelimit të një të drejte të tillë, përmbajtjen dhe efektet juridike të së drejtës së ndërtimit. Gjithashtu u trajtua fitimi i pronësisë në mënyrë origjinare dhe kushtet për fitimin e pronësisë në bazë të parashkrimit fitues. 
Kjo tryezë u realizua përmes prezantimeve të shkurtra teorike, diskutimit interaktiv dhe nxjerrjes së rekomandimeve konkrete rreth aplikimit të dispozitave ligjore të lidhura me temat e trajtuara me këtë rast.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin gjyqtarët e divizionit civil të gjykatave themelore nga të gjitha  regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :