Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-06-2013

Tryezë e diskutimeve “ Veprat penale kundër të drejtave të votimit”

Më 25 qershor 2013, IGJK ka mbajtur tryezën e diskutimeve me temën e lartpërmendur. Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me identifikimin e elementeve kualifikuese të veprave penale kundër të drejtave të votimit. 
Gjatë kësaj tryeze  u trajtuan çështjet në lidhje me veprat penale kundër të drejtave të votimit si;  format e paraqitjes, elementet kualifikuese, rëndësia dhe pesha e këtyre veprave penale. Gjithashtu u trajtuan edhe risitë e këtyre veprave penale sipas Kodit Penal të Kosovës, në veçanti ato që kanë të bëjnë me cenimin e të drejtës për të kandiduar, kanosjen e kandidatit, keqpërdorimin e detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve, dhënien ose marrjen e ryshfetit në lidhje me votim si dhe pengimin e procesit të votimit. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin gjyqtarët e Gjykatave Themelore nga regjioni i Mitrovicës, Gjakovës dhe  regjioni i Gjilanit.

Shpërndaje :