Më 26 qershor 2013, IGJK ka mbajtur tryezën e diskutimeve me temën e lartpërmendur. Qëllimi i kësaj tryeze ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore të LPK- së të cilat kanë të bëjnë me bashkëndërgjyqësinë dhe ndërhyrjen.
Gjatë kësaj tryeze u trajtuan çështjet si; llojet e bashkëndërgjyqësisë, pjesëmarrja e personave të tretë në procesin kontestimor, emërimi i paraardhësit juridik si dhe njoftimi i personit të tretë për procesin gjyqësor. Tryeza u realizua përmes diskutimeve interaktive lidhur me temat e trajtuara. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin gjyqtarët e divizionit civil nga Gjykatat Themelore nga të gjitha Regjionet e Kosovës.
26-06-2013