Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-07-2013

PTV Trajnim “Ligji për konfiskimin, ngrirja e aseteve dhe patrimi i parave”

Me 11 dhe 12 korrik 2013, IGJK në bashkëpunim me RIPA International, organizoi trajnimin dy ditor me temën e lartpërmendur. Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet në lidhje me hetimet për shpëlarjen e parave, çështjet mbi dëshmitë e shpëlarjes së parasë, konfiskimi i parasë bazuar në mosndëshkim dhe dëshmia e dëshmitarit. Njëkohësisht në këtë trajnim u trajtua edhe Konfiskimi në bazë të mos-ndëshkimit sipas së drejtës së BE-së, krahasimi në mes të Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës dhe Sllovakisë.
Trajnimi u përshkua nga trajtimi i rasteve praktike dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet  trajnuesve dhe pjesëmarrësve. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin: gjyqtarë të gjykatave themelore, prokurorë të prokurorive themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës, prokurorë nga Prokuroria Speciale e Kosovës si dhe hetues policor.

Shpërndaje :