Me 6 dhe 7 shtator 2013, IGJK në bashkëpunim me OSBE-në, ka mbajtur një punëtori dy ditore për trajnimin e trajnuesve me temë “Ndihma logjistike, planifikimi dhe teknikat e mësimdhënies efektive”.
Gjatë kësaj punëtorie intensive dy – ditore, pjesëmarrësve iu ofrua trajnim lidhur me metodat e planifikimit dhe teknikat e mësimit për ofrimin e trajnimeve sa më efektive. Pjesëmarrësve iu prezantuan ‘Doracaku për Trajnues’ dhe materiale tjera si një asistencë për organizimin, planifikimin dhe ofrimin e trajnimeve.
Sesionet e kësaj punëtorie ishin si në vazhdim: teknikat inter-aktive të trajnimit, përgatitja dhe planifikimi logjik, shkathtësitë teknike dhe praktike, dhe përgjegjësia e trajnuesit. Pastaj pjesëmarrësve iu ofruan temat për trajnimet për 2013 - 2014 ku iu kërkua që të përgatisin planin e trajnimeve dhe strukturën e prezantimit (duke përdorë metodat inter-aktive të trajnimit). Përfitues të kësaj punëtorie ishin trajnuesit aktual të IGJK-së dhe trajnuesit e rinj të cilët do të mbajnë trajnime në të ardhmen për IGJK-në.
07-09-2013