Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-05-2021

Nën moduli – “Procedura jokontestimore”, sesioni i tretë - tema “Rregullimi i marrëdhënieve pasurore, administrimi dhe shfrytëzimi i sendit të përbashkët”

Më 14 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura jokontestimore” me trajnuese  znj. Drita Rexhaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë trajtuar këto tema: Administrimi dhe shfrytëzimi i sendit të përbashkët, ndarja e sendeve dhe palujtshmërive në bashkëpronësi, caktimi i lartësisë së kompensimit për paluajtshmërinë e eksproprijuar, përpilimi dhe vërtetimi i përmbajtjes së dokumentit.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike si dhe janë duke trajtuar shembuj të ndryshëm nga praktika gjyqësore. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi dhe ne kohë reale edhe në platformën “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :