Sot më 18 Maj 2021, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu zhvilloi takim koordinues me zyrën e Këshillit të Evropës, me qëllim të vazhdimësisë së bashkërendimit të aktiviteteve për çështjet e Financimit të Terrorizmit.
Ky takim vije si rezultat i shumë diskutimeve rreth avansimit të zhvillimit të Trajnimeve në fushën e Financimit të Terrorizmit dhe krijimit të një materiali më të avansuar dhe përmbajtësor, i cili do ju shërbente më vonë gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve të agjencisë për siguri publike etj.
Në kuadër të bashkëpunimit, synohet që të zhvillohet edhe një Trajnim i Trajnuesve me qëllim të krijimit të një kuadri të kualifikuar dhe të profesionalizuar të trajnuesve në fushën e Financimit të Terrorizmit si dhe të hartohet një kurrikulë gjithëpërfshirëse e trajnimit në këtë fushë.
Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga Akademia e Drejtësisë, përfaqësues dhe ekspert nga zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë, zyrtarë nga Agjencia për Siguri Publike, Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, Prokurorë nga Prokuroria Speciale, zyrtarë nga Njësia e Inteligjencës Financiare.
18-05-2021