Me 18 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë” me trajnues z. Fejzullah Rexhepi, gjyqtar në Gjykatën Supreme.Në kuadër të nën modulit “Procedura kontestimore-pjesa” e parë janë zhvilluar rastet nga praktika gjyqësore, dhe format e aplikimit drejtë të dispozitave të LPK-së, në rastet konkrete.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me metodën e bazuar në raste dhe me anë të ushtrimeve duke aplikuar interaktivitet. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi dhe ne kohë reale edhe në platformën “ZOOM”. Përfitues të trajnimit ishin 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
18-05-2021