Më 19 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta ekonomike” me trajnues z. Mahir Tutuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të kësaj teme janë trajtuar: Pavlefshmëria e kontratës, kontrata të pavlefshme, kontratat e rrëzueshme, mos përmbushja e detyrimit – vonesa, detyrimet e prapambetura, vonesa e kreditorit, zgjidhja e kontratës, zgjidhja me marrëveshje dhe shkëputja e njëanshme e kontratës si dhe efektet juridike të zgjidhjes së kontratës.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike si dhe me metodën e interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i përfillur të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
19-05-2021