Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-05-2021

Harmonizimi i vendimit të gjykatave në çështje pronësore

Më 19 Maj 2021 Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e BE Mbështetje Kodit Civil Faza 2, në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme kanë realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Harmonizimi i vendimit të gjykatave në çështje pronësore”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim ishin z. Haxhi Gashi, eksperti kryesor i projektit dhe znj. Jorida Xhafaj, eksperte e lartë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me zbatimin e legjislacionit në fuqi për të drejtën pronësore, të fitimit të pronësisë duke u përqendruar në praktikën e gjykatave.

Metodologjia e trajnimit ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtar nga Gjykata e Apelit dhe gjyqtar nga Gjykatat Themelore.

Shpërndaje :