Më 20 Maj 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Aktiviteteve tjera është realizuar trajnimi në formë të kombinuar fizike dhe online përmes platformës Zoom me temë “Procedura disiplinore, transferimi i punëmarrësve, hartimi dhe arsyetimi i vendimeve nga ana e punëdhënësit, si dhe mbrojtja gjyqësore”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth arsyetimit të vendimeve nga ana e punëdhënësit, si dhe mbrojtja gjyqësore.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi ishin zyrtar nga Policia e Kosovës dhe stafi I Akademisë së Drejtësisë.
20-05-2021