Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-05-2021

Nën moduli - Procedura kontestimore - pjesa e dytë, sesioni i dymbëdhjetë

Me 21 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është  realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e dytë” me trajnues  z. Qerim Ademaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të sesionit të fundit trajnues nga ky nën modul është  zhvilluar “Simulim i seancës-shqyrtimi kryesor”, gjatë realizmit të simulimit janë trajtuar: Si hapet seanca e shqyrtimit kryesor, cilat çështje mund te deklarojnë palët dhe përfaqësuesit e tyre, propozime që mund te pranohen në këtë fazë të procedurës, çështja e ndryshimit të mundshëm te padisë, cilat prova duhet të administrohen fillimisht si dhe si bëhet dëgjimi i ekspertëve si dhe si zhvillohet dhënia e fjalës përfundimtare dhe mbyllja e seancës se shqyrtimit kryesor.

Trajnimi është  realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i përfillur të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :