Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-05-2021

Nën moduli – Arsyetimi i vendimeve, sesioni i dytë, tema- “Shkrimi dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore në fushën civile përmes metodës IRAC”

Më 25 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është  realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Arsyetimi i vendimeve-në lëmine civile” me trajnues z. Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni  trajnues nga ky nën modul janë trajtuar: Shkrimi dhe arsyetimi ligjor përmes metodës IRAC, pyetje të strukturuara, procesi analitik, analiza, rëndësia dhe nevoja për procesin analitik, dhe analiza e shkruar ligjore.

Metodologjia e trajnimit është  zbatuar me raste praktike si dhe me metodën e bashkëbisedimit duke shtjelluar raste praktike rreth metodës IRAC. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke zbatuar masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :