Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-05-2021

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet penale, mundësitë dhe sfidat

Më 25 Maj 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet penale, mundësitë dhe sfidat”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Gazmend Çitaku, drejtor i Departamentit për BJN në Ministrinë e Drejtësisë dhe z. Armend Hamiti, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve, se si Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar paraqitet si nevojë në këto kohë moderne meqë  krimi i ka tejkaluar kufijtë e brendshëm dhe ka marrë dimension ndërkombëtar.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë.

Shpërndaje :