Më 25-26 maj 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me ATRC kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme kanë realizuar trajnimin me temë “Krimet e urrejtjes” Trajnimi u realizuar ne mënyre fizike.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim ishin : Ali Kutllovci, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë
Ilirjana Çollaku Tafa, Prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive dhe ngritja e kapaciteteve të pjesëmarrësve në nxitjen dhe reagimin institucional ndaj krimeve të urrejtjes. Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: prokuror dhe bashkëpunëtorë profesional nga prokuroritë.
25-05-2021