Më 28 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ KEDNJ ” me trajnues z. Zyhdi Haziri, gjyqtar në Gjykatën Apelit.
Në kuadër të sesioni të parë trajnues nga ky nën modul janë trajtuar nën temat: Të arriturat e këshillit të evropës, institucionet e këshillit të evropës, konventa evropiane e të drejtave të njeriut dhe mbiqkyrja e zbatimit të vendimeve të gjykatës evropiane.
Metodologjia e trajnimit është u zbatuar me raste praktike si dhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i përfillur të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
28-05-2021