Me 12 dhjetor 2013, në kuadër të Programit të Trajnimit të Vazhdueshëm është realizuar sesioni i radhës me temë: “Procedura përmbarimore – efektet e ligjit të ri”.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me Risitë e Ligjit për Procedurën Përmbarimore (Ligji nr. 04/L-139). Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet që kanë të bëjnë me kompetencat e gjykatave dhe përmbaruesit privat, risitë sa i përket përmbarimit përmes xhirollogarive bankare si dhe mjetet juridike sipas ligjit të ri. Njëkohësisht, vëmendje iu kushtua garancive për ankesa lidhur me prapësimin kundër aktvendimit përmbarimor në bazë të dokumentit të besueshëm.
Trajnimi u realizua përmes prezantimeve teorike, diskutimit të shembujve nga praktika dhe punës në grupe.
Përfitues ishin gjyqtarët e departamenteve të përgjithshme-divizioneve civile, bashkëpunëtor profesional si dhe referentë për ekzekutime nga Gjykatat Themelore të Kosovës.
12-12-2013