Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-05-2021

Nën moduli – “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë në lëmine penale”, sesioni i dytë - tema “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështje penale”

Më 31 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë në lëmine penale” me trajnues  z. Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorin Themelore në Prishtinë.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë  trajtuar nën temat: Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë dhe pse nevojitet, procedura e ekstradimit- vështrim dhe aspekte krahasuese, urdhër arresti evropian, procedura gjyqësore për ekstradim në Kosovë dhe ndihma e ndërsjellë ligjore në çështjet penale.

Metodologjia e trajnimit është  zbatuar me anë rasteve praktike duke shtjelluar kështu një rast specifik (shembull) se si merren masat në raste specifike të ekstradimit. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademi e Drejtësisë. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :