Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-06-2021

Program i Specializuar Trajnimi Shpëlarja e parave dhe hetimi financiar- Sesioni II

Më 01-02 Qershor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme në bashkëpunim me projektin IRZ kanë realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Program i Specializuar Trajnimi Shpëlarja e parave dhe hetimi financiar- Sesioni II”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Behar Xhema, zv. Drejtor në Njësinë e Inteligjencës Financiare, z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ndërsa në ditën e dytë do te angazhohen edhe ekspert ndërkombëtar  z. Wolf - Tilmann Baumert Kryeprokuror në Zyrën e Prokurorisë në Wuppertal/ Drejtor i Departamentit të Krimeve Ekonomike dhe z. Christian Müller Prokuror në Zyrën e Prokurorisë në Wuppertal.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me veprat penale më komplekse për shkak të mënyrës së kryerjes dhe personave të përfshirë si kryerës.  

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Prokurorët dhe gjyqtarët e shkallës së parë dhe shkallës së dytë, duke përfshirë në veçanti edhe prokurorët special dhe gjyqtarët e departamentit special në të dy nivelet.

Shpërndaje :