Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-06-2021

Nën moduli – E drejta administrative, sesioni i gjashtë, tema - “ Ekzekutimi i vendimit përfundimtar administrativ (kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit ”

Më 01 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E Drejta administrative” me trajnues z. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues po trajtohen këto nën tema: Ekzekutimi i aktit administrativ, mënyrat e ekzekutimit të vendimeve administrativë dhe akte që nuk ekzekutohen.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike duke trajtuar problemet dhe sfidat në praktikë. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :