Më 02 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ KEDNJ ” me trajnues z. Zyhdi Haziri, gjyqtar në Gjykatën Apelit.
Në kuadër të kësaj teme janë duke trajtuar nën temat: E drejta për jetën, aktet e qeverisë që kanë të bëjnë me kufizimin e lirisë, efikasiteti i kompensimit dhe personat e zhdukur.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me anë të rasteve praktike si dhe me metodën e diskutimeve për çështjet e nenit 2 të KEDNJ-së. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
02-06-2021