Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-12-2013

Takimi me kryetar të gjykatave dhe kryeprokuror të prokurorive të shtetit

Me datë 23 dhjetor 2013, IGJK ka realizuar takimin e radhës me Kryetar të Gjykatave dhe Kryeprokuror të Prokurorive të Shtetit ku janë diskutuar aspekte të ndryshme rreth trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve gjatë vitit 2013 dhe përgatitjet për trajnimet në vitin 2014.

Në këtë takim Drejtori i IGJK, z. Lavdim Krasniqi i njoftoi kryetarët dhe kryeprokurorët për trajnimet e realizuara gjatë vitit 2013, veçanërisht u ndal tek pjesëmarrja e gjyqtarëve dhe prokurorëve në trajnime si dhe sfidat rreth këtij procesi.

Pika qendrore e diskutimit ishin përgatitjet për fillimin e trajnimeve për vitin 2014, për të cilën Drejtori i IGJK-së i njoftoi kryetarët dhe kryeprokurorët me Programin Kornizë të trajnimeve për periudhën 2014-2015 si dhe Planin e Zbatimit të Programit Kornizë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2014 të cilat janë risi në këtë vit. Po ashtu u diskutua edhe për metodologjinë e aplikimit për pjesëmarrje në trajnime si dhe procedurën e përgatitjes së listës së pjesëmarrësve dhe ftesave të cilat do t’i dërgoj IGJK sipas listës së konfirmuar nga Kryetarët e Gjykatave dhe Kryeprokurorët e Prokurorive të Shtetit.

 

 

 

 

 

 

 

Kryetarët e Gjykatave dhe Kryeprokurorët e Prokurorive të Shtetit në diskutimet e tyre përgëzuan IGJK-në për të gjitha përgatitjet e bëra për fillimin e trajnimeve për vitin 2014 dhe premtuan mbështetje të plotë në mbarëvajtjen e trajnimeve qoftë duke koordinuar pjesëmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në trajnime qoftë duke kontribuar në ngritjen e cilësisë së trajnimeve në rastet kur ata do të angazhohen në cilësi të trajnuesit apo ndonjë detyre tjetër rreth zbatimit të programeve trajnuese të IGJK-së.

Në takim u prezantua edhe afati kohor i aplikimit për trajnime dhe i hartimit të listave përfundimtare të pjesëmarrësve në trajnimet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2014.

Në fund të takimit nëpërmjet kryetarëve dhe kryeprokurorëve, të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve iu dërgua Plani për Zbatimin e trajnimeve për gjashtëmujorin e parë të vitit 2014 i cili përmban edhe formularin e aplikimit për trajnime si dhe materiale tjera mbështetëse për mbarëvajtjen e trajnimeve.

Shpërndaje :