Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-06-2021

Nën moduli – E drejta administrative, sesioni i shtatë, tema- “Padia në konfliktin administrativ”

Më 02 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E Drejta administrative” me trajnues z. Hasan Shala, Kryetar në Gjykatën Apelit.

Në kuadër të kësaj teme nga nën moduli “E drejta administrative” janë duke u trajtuar nën temat: Padia në konfliktin administrativ dhe përmbajtja e padisë dhe nxjerrja e aktit administrativ pas dorëzimit të padisë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar përmes rasteve praktike duke trajtuar shembuj konkret rreth nën temave. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :