Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-06-2021

Kontratat nule dhe të rrëzueshme

Më 03 Qershor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Kontratat nule dhe të rrëzueshme”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Gani Avdiu, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Rafet Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth kontratave nule dhe kontratave të rrëzueshme.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtar nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit si dhe gjyqtar nga Gjykatat Themelore.

Shpërndaje :