Më 03 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E Drejta administrative” me trajnues z. Hasan Shala, Kryetar në Gjykatën Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë trajtuar këto nën tema: Konflikti administrativ në kuptimin formal dhe material, objekti i konfliktit administrativ-akti administrativ dhe aktet administrative ndaj të cilave nuk mund të zhvillohet konflikti administrativ.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike duke trajtuar problemet dhe sfidat në praktikë. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
03-06-2021