Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-06-2021

Nën moduli – E drejta administrative, sesioni i nëntë, tema - “Procedura paraprake në konfliktin administrativ dhe seanca e shqyrtimit kryesor”

Më 04 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është  realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E Drejta administrative” me trajnues z. Hasan Shala, Kryetar në Gjykatën Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë trajtuar këto nën tema: Procedura paraprake në konflikt administrativ dhe seanca e shqyrtimit kryesor në konfliktin administrativ.

Metodologjia e trajnimit është  zbatuar me raste praktike ku me anë të shembujve konkret u trajtuan sfidat në fushën perkatëse. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :