Më 08 qershor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “ Risitë në kompetencat dhe strukturën organizative dhe menaxheriale në sistemin gjyqësor ” online përmes platformës zoom.
Trajnues i angzhuar në këtë trajnim është: z. Nehat Idrizi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi që përmes temave konkrete të njoftojë stafin administrativ të gjykatave me kompetencat, strukturën organizative, mandatin dhe kornizën ligjore të sistemit gjyqësor.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Zyrtarët ligjorë (përfshirë zyrtarët ligjor të sekretariateve), referentët administrativ dhe zyrtarët për komunikim me mediet dhe publikun.
08-06-2021