Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-06-2021

Provat në procedurë penale dhe ligjshmëria e tyre

Më 15 Qershor 202, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ – Projekti për Reformat Ligjore dhe Administrative, në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme kanë realizuar trajnimin me temë “Provat në procedurë penale dhe ligjshmëria e tyre”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Laura Pula, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. Ramadan Gashi, Trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me rrethanat e kryerjes se veprës penale dhe fajësia e të pandehurit mund të përcaktohen vetëm me anë të provave.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtarët dhe prokurorët.

 

Shpërndaje :