Më 17 Qershor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Menaxhimi i rasteve”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokuroinë Speciale të Kosovës dhe z. Zyhdi Haziri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me hetimin e një rasti dhe menaxhimi i suksesshëm i tij do të rezultonte me hetim të mirëfilltë ndaj kryesit të dyshuar, duke zbatuar me përpikëri procedurat ligjore.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga gjykata e Apelit, gjyqtar dhe prokurorë të nivelit Themelor.
17-06-2021