Më 22 qershor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “ E drejta e mbrojtjes së pronës - Neni 1 i Protokollit 1 të KEDNJ ” online përmes platformës zomm.
Trajnues të angzhuar në këtë trajnim janë: Dr. Donike Qerimi, Ligjëruese në Katedrën e të Drejtës Ndërkombëtare, Universiteti i Prishtinës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me të drejtën e respektimit të pasurisë së personit dhe mundësia e privimit nga kjo e drejtë për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuar nga ligji si dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët.
22-06-2021