Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-06-2021

Veprat penale kundër martesës dhe familjes

Më 24 Qershor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Veprat penale kundër martesës dhe familjes”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës

 z. Isuf Sadiku, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me paraqitjen e shumë pozitave përgjatë procesit penal, si kryerës i veprës penale, dëshmitar, viktimë apo i dëmtuar te veprat penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe Kodin e Dritësisë për të Mitur. 

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarët dhe prokurorët.

Shpërndaje :