Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-02-2014

Tryezë pune “Gjykimi i madhorëve për veprat penale të kryera ndaj fëmijës”

Më 4 shkurt 2014, është organizuar trajnimi i radhës në kuadër të Programit për Trajnim të Vazhdueshëm të cilat janë në funksion të mbështetjes profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve në punën e tyre praktike.

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet rreth rasteve të gjykimit të madhorëve kur si të dëmtuar pë vepër penale janë fëmijët, procedurë e cila ka specifikat e veta duke filluar nga përbërja e trupave gjykues. Njëkohësisht në trajnim janë potencuar çështjet të cilave duhet kushtuar rëndësi sa i përket trajtimit të të dëmtuarve nga ana e palëve të përfshira në këtë procedurë, përfshirë edhe gjykatën. Trajnimi u shoqërua me raste studimi nga praktika gjyqësore, me qëllim të evitimit të problemeve të cilat shfaqen në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e Gjykatave Themelore dhe prokurorë të Prokurorive Themelore nga Departamenti për të Mitur dhe nga Departamenti i Përgjithshëm nga të gjitha regjionet e  Kosovës.

Shpërndaje :