Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-02-2014

Teknikat Efektive të Hulumtimit Ligjor

Me 03 - 05 shkurt 2014, IGJK në bashkëpunim me RIPA International, ka organizuar një program trajnimi me temë “Teknikat Efektive të Hulumtimit Ligjor”.

Synime kryesore të këtij programi ishin: (i) të ngritë shkathtësitë e stafit menaxhues të IGJK-së për teknikat efektive të hulumtimit ligjor (ii) të mbështet planet e IGJK-së në dizajnimin e programit të trajnimeve për hulumtim ligjor për gjyqtarë dhe prokurorë.

Në kuadër të këtij programi u prezantuan teknikat e ndryshme të hulumtimit ligjor dhe një përmbledhje e burimeve falas për hulumtim ligjor. Gjithashtu, ky program përfshinte prezantime për doktrinën e ‘hapësirës së vlerësimit’ të KEDNJ-së, të drejtën ndërkombëtare përfshirë OKB dhe BE-në si dhe diskutime për zhvillimet e përgjithshme në këto fusha të së drejtës. Përmes ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit, u angazhuan në gjetjen e rasteve dhe burimeve dytësore për temat e lartë-përmendura. Hulumtimet për detyrat e përcaktuara nga trajnuesi u kryen në burimet e bazat e të dhënave të institucioneve respektove si OKB, BE etj.

Përfitues të këtij trajnimi ishin stafi menaxhues i IGJK-së.

 

 

Shpërndaje :