Më 11 shkurt 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me projektin IPA 2010 “Lufta kundër Krimit të Organizuar dhe Koorupsioni” i financuar nga BE dhe implementuar nga GIZ, ka realizuar një sesion trajnues për trafikimin me qenie njerëzore dhe kontrabandimin me migrant.
Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet rreth elementeve të veprave penale të trafikimit me njerëz dhe kontrabandimi me migrant si dhe format e kryerjes së këtyre veprave penale. Njëkohësisht u diskutua për dallimet në mes trafikimit me njerëz dhe kontrabandimit me migrant. Trajnimi u shoqëruan me raste studimi nga praktika gjyqësore, me qëllim të evitimit të problemeve të cilat shfaqen në praktikë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtar të Gjykatave Themelore dhe prokurorë të Prokurorive Themelore nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe Departamenti i Përgjithshëm nga të gjitha regjionet e Kosovës.
13-02-2014