Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-04-2014

Procedura përmbarimore dhe risitë e Ligjit të Procedurës Përmbarimore

Më 2 prill 2014, IGJK në kuadër të programit për profesionistët tjerë të sistemit të gjyqësisë  realizoi një trajnim një ditor dedikuar zyrtarëve përmbarues gjyqësor me temë “Procedura përmbarimore dhe risitë e Ligjit të procedurës përmbarimore”  

Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të zbatimit të drejtë të kompetencave të përmbaruesit gjyqësor në raport me përmbaruesin privat dhe njohja me risitë e ligjit për procedurën përmbarimore.

Me rastin e këtij trajnimi u prezantua dhe u diskutua për konceptet themelore të Ligjit të ri të Procedurës Përmbarimore e veçanërisht risive thelbësore që parasheh ky ligj rreth kompetencave të gjykatës, rolit dhe detyrave të përmbaruesve gjyqësor si dhe titujve ekzekutiv dhe dokumenteve të besueshme.  

Në pjesën e pasdites u prezantuan disa raste për studim me ç’rast u parashtruan pyetje rreth lejimit të përmbarimit, bazës ligjore, vlerësimit të vlerës së sendeve të sekuestruara, ankesës së blerësit dhe për ankandet. Lidhur me këto çështje nga trajnuesit u rekomanduan praktikat më të mira në këtë drejtim.            

­­­­Përfitues të këtij trajnimi ishin zyrtarët përmbarues nga gjitha Gjykatat Themelore të Kosovës.

Shpërndaje :