Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-04-2014

Programi për praktikë në Institutin Gjyqësor të Kosovës

Në kuadër të bashkëpunimit edhe me institucionet tjera me qëllim të ofrimit të mundësisë për praktikë, me 20 mars 2014 në Institutin Gjyqësor të Kosovës përfunduan praktikën dy studentë të Kolegjit Iliria dhe një studente e Kolegjit UBT.

Gjatë periudhës dymujore studentët praktikantë patën mundësi të mësojnë për së afërmi punën e IGJK-së, të njihen me funksionimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, të përfitojnë nga pjesëmarrja në trajnimet e IGJK-së, si dhe asistuan në përgatitjen e trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme në IGJK. Në të njëjtën kohë filloj praktikën grupi i ri me katër studentë të tjerë nga Fakulteti Juridik i UP-së dhe Kolegjit UBT.

Pas përfundimit me sukses të praktikës, Drejtori i IGJK-së u shpërndau praktikantëve certifikata. 


 

Shpërndaje :