Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-04-2014

Trajnim dhe vizitë e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë në Akademinë e Drejtësisë së republikës së Turqisë

Në kuadër të bashkëpunimit me Akademinë e Drejtësisë së Turqisë, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar programin e trajnimit dhe vizitave zyrtare në Turqi.

Ky program është realizuar nga data 14-19 prill 2014, për 28 kandidatët e gjeneratës së pestë të Programit të Trajnimit Fillestar (PTF). Përveç kandidatëve, pjesë e vizitës ishin edhe anëtarë të Këshillit Programor, një prokurorë, Drejtori i IGJK-së dhe U.D i Udhëheqësit të PTF-së.

Qëllimi i vizitës ishte njohja për së afërmi me organizimin dhe funksionimin e Akademisë së Drejtësinë në Turqi dhe me sistemin gjyqësor të Turqisë në përgjithësi. Gjithashtu kandidatët patën rastin të njihen me mënyrën e rekrutimit të kandidateve, kohëzgjatjen e trajnimit si dhe programet e trajnimit që zhvillohen në këtë institucion.

Ndërsa në fokus të programit të trajnimit ishte tema Terrorizmi dhe krimi i organizuar, metodat e ndjekjes së terrorizmit  dhe krimit të organizuar, burimet e financimit të terrorizmit, metodat e hetimit dhe ndjekjes si dhe raste nga praktika gjyqësore e Turqisë. Pjesë e këtij programi trajnues ishte edhe Komunikimi Verbal. Në kuadër të kësaj pjese të trajnimi u diskutua për mënyrat e komunikimit, rëndësia e qëndrim dhe pozicionit të trupit.

Vizitat janë realizuar edhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial dhe në Gjykatën Sincan.Kandidatët patën mundësin të vizitojnë edhe vende të karakterit social, kulturor dhe historik.Kjo vizitë është realizuar në mbështetje të Agjencisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar të Turqisë – TIKA.

Shpërndaje :