Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-05-2014

Vizita e delegacionit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë në Institutin Gjyqësor të Kosovës

Me 25 prill 2014, Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës priti në takim përfaqësues nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë së Shqipërisë të shoqëruar nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Qëllimi i vizitës së tyre ishte shkëmbimi i përvojave si dhe njohja me organizimin dhe funksionimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Gjatë prezantimit të Drejtorit lidhur me trajnimin gjyqësor në Kosovë, delegacioni pati interesim të theksuar rreth provimit përgatitor/hyrës për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë, vlerësimin dhe mënyrën e përzgjedhjes së tyre, si dhe mënyrën e vlerësimit të nevojave për trajnime të vazhdueshme.

Delegacioni pati rastin të takohet me kandidatët e gjeneratës së pestë për gjyqtarë dhe prokurorë të cilët po ndiqnin trajnimin fillestar në Institutin Gjyqësor të Kosovës.

Në fund të takimit, përfaqësuesit e dy institucioneve shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë në të ardhmen me qëllim të krijimit së një sistemi efikas gjyqësor.

 

 

Shpërndaje :