Më 13 maj 2014, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshëm është realizuar trajnimi me temën - Rëndësia e KEDNJ në gjyqësorin kosovar - parimi “Ne bis in idem”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në përgjithësi me parimin Ne bis in idem, si parim procedural dhe e drejtë themelore e njeriut, aplikimi i tij në legjislacionet nacionale, praktika e GJEDNJ-së në Strasburg dhe e GJED-së në Luxemburg, si dhe njohja me legjislacionin e Republikës së Kosovës lidhur me këtë parim.
Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet që kanë të bëjnë me kuptimin e këtij parimi, kur ka filluar aplikimi i tij, qëllimi i aplikimit të këtij parimi në legjislacionet e kohëve moderne për praktikat gjyqësore nëpër vendet evropiane, për atë se si është garantuar me kushtetutë kjo e drejtë themelore, parashikimi me nen të posaçëm në KPP, në pjesën e parimeve të procedurës penale dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me këtë temë.
Trajnimi u shoqërua me raste studimi nga praktika gjyqësore të cilat kishin për qëllim që të ndihmonin gjyqtarët dhe prokurorët në tejkalimin e sfidave gjatë zbatimit të këtij parimi në praktikë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor nga regjionet e ndryshme të Kosovës si dhe prokuror nga Prokuroria e Apelit.
15-05-2014