Më 10 shtator 2021, Akademia e Drejtësisë dhe Agjencioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) - Projekti për Përkrahje të Kosovës në Proceset Reformuese për Integrim në BE, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Zbatimit të aktiviteteve të perbashkëta për 2021-2022, me fokus të veçantë në mbështetjen e Kosovës në Procesin e Integrimit Evropian.
Marrëveshja e Zbatimit, e nënshkruar nga z. Enver Fejzullahu, Drejtori Ekzekutiv i AD-së dhe z. Margus Sarapuu, Udhëheqës i Projektit - Përkrahja e Kosovës në Proceset Reformuese për Integrim në BE, ka për qëllim forcimin e kapaciteteve individuale të përmbaruesve privat, zyrtarëve të Agjencisë për Ndihmë juridike Falas dhe zyrtarëve të mbrojtjes së viktimave, si dhe inspektorëve të inspektoratit të Mjedisit brenda MMPHI-së, përmes programeve të trajnimit dhe forumeve të dialogut nga fushat përkatëse.
Me këtë rast, z.Fejzullahu dhe z.Sarapuu u zotuan se të dyja palët do të koordinojnë së bashku aktivitetet me interes të përbashkët, të cilat do të zbatohen në mirëkuptim reciprok dhe në përputhje me rregulloret dhe politikat e të dyja palëve.
13-09-2021