Më 17 Shtator 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Procesi i Likuidimit vullnetar të ndërmarrjeve shoqërore, shqyrtimi para Autoritetit të Likuidimit dhe trajtimi gjyqësor në Dhomën e Posaçme”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim ishin z. Sahit Sylejmani, Gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, z. Sabri Halili, Gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth shqyrtimit të procedurës administrative dhe gjyqësore, përmes së cilave trajtohen kërkesat kreditore dhe pronësore ndaj Ndërmarrjeve Shoqërore në likuidim.
Metodologjia e trajnimit ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi ishin Gjyqtarët nga Gjykata Supreme e Dhomë së Posaçme, Gjykata e Apelit si dhe Gjyqtarë dhe Prokurorë nga niveli Themelor.
17-09-2021