Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-09-2021

Kriptovalutat dhe Pastrimi i Parave

Më 20-23 Shtator 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Institutin e Bazelit, si partner implementues i Projektit SAEK – UNDP, janë duke e realizuar trajnimin me temë “Kriptovalutat dhe Pastrimi i Parave”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë dy ekspertë ndërkombëtar znj. Phyllis Atkinson, Udhëheqëse e Trajnimeve, Qendra Ndërkombëtare për Rikthim të Aseteve, pranë Insititutit të Bazelit për Qeverisje dhe z. Federico Paesano, Specialist i Lartë për Hetime Financiare, Qendra Ndërkombëtare për Rikthim të Aseteve, pranë Insitututit të Bazelit për Qeverisje.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me veprat penale të parandalimin dhe luftimin e shpëlarjes së parave, si dhe rendësin e tyre për tu hetuar dhe gjurmuar në mënyrë efektive transaksionet e kriptovalutave.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Devizionit Penal, Prokuroret nga Prokurotia e Apelit dhe Themelore dhe zyrtar nga Njësia e Intelegjencës Financiare (NJIF).

Shpërndaje :