Më 20 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) ka filluar realizmin e trajnimi teorik në lëmine penale,
Gjate sesionit te parë do të realizohet nën modulin “ Kodi Penal -pjesa e përgjithshme ” me trajnues z. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorin Speciale të Kosovës. Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë trajtuar nën temat: Parimi i ligjshmërisë, zbatimi i më të favorshëm dhe bazat dhe kufijtë e sanksioneve penale.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar duke trajtuar raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat e vendimet e qeveris preventive ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
20-09-2021