Më 21 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi Penal -pjesa e përgjithshme ” me trajnues z. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorin Speciale të Kosovës.
Në kuadër të sesionit të dytë trajnues nga ky nën modul po trajtohen nën temat: Nocioni i objektit të veprës penale, elementet themelore të veprës penale dhe figura e veprës penale.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat e vendimet e qeveris preventive ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
21-09-2021