Më 21 shtator 2021, Drejtori i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu së bashku me Stafin e Programit, kanë realizuar takim virtual përmes platformës Zoom me Administratorë dhe ndihmës administratorë të gjykatave nga regjionet të ndryshme të Kosovës.
Akademia e Drejtësisë ka filluar me procesin e vlerësimit të nevojave trajnuese për hartimin e Programit Trajnues 2022 dhe aktualisht është ne zbatimin të njërit prej mekanizmave për vlerësim të nevojave trajnues siç është takimi me Administratorë dhe ndihmës administratorë.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi, identifikimi i nevojave trajnues sa me reale për trajnimet e bashkëpunëtorëve profesional, zyrtarëve ligjor si dhe stafit administrativ si dhe mbledhja e informacioneve tjera shtese rreth metodologjisë trajnuese që së bashku me indikatorët tjerë do të jenë përcaktuese për Programin Trajnues për vitin 2022.
Pjesëmarrës në takim ishin Administratorë dhe ndihmës administratorë të gjykatave nga regjionet e ndryshme të Kosovës.
21-09-2021