Më 28 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi Penal -pjesa e përgjithshme ” me trajnues z. Hashim Qollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues, janë trajtuar: Marrëveshja për të kryer vepër penale (delictum preaparatum), kufijtë e përgjegjësisë penale dhe ndëshkimi për bashkëpunim.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me anë të rasteve praktike, dhe përmes metodës interaktive. Me qëllim të respektim të vendimeve të qeverisë për mbrojtje dhe parandalimin e përhapjes së virusi COVID-19, trajnimi është realizuar në mënyrë të kombinuar, të ndarë në dy grupe, njëri grup e ka ndjekur trajnimin në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë dhe grupi tjetër online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
28-09-2021