Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-09-2021

Program i Specializuar “Mashtrimi dhe Korrupsioni në Prokurim Publik - Sesioni II

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me procedurat e prokurimit dhe zbatimit të tyre në praktikë për identifikimin e mashtrimit dhe korrupsionit në prokurimin publik dhe hetimin dhe gjykimin e drejtë të këtyre veprave penale.

Trajnimi është fokusuar në trajtimin teorik dhe praktik të rasteve të mashtrimit dhe korrupsionit në Prokurim Publik; përkufizimin e menaxhimit të kontratës; procesin e menaxhimit të kontratës; përmbajtja e kontratës; kontrollet e menaxhimit te kontratës; zgjidhja e kontesteve dhe matja e performances se kontratës. Po ashtu në kuadër të këtij trajnimi janë shtjellur temat që kanë të bëjnë me menaxhimin financiar dhe kontrolli (MFK); integriteti në Prokurim Publik dhe Dosjet e Tenderit. 

Gjatë trajnimit u vunë në pah pasojat e mosrespektimit të legjislacionit që rregullon Prokurimin Publik duke potencuar nevojën e inicimit të procedurës disiplinore por edhe ndjekjen e mundshme penale.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive të pjesëmarrësve të trajnimit dhe të trajnuesve.

Përfitues të këtij trajnimi ishin 19 gjyqtarë ( 2 gjyqtarë nga Apeli dhe 17 nga Gjykatat Themelore) si dhe 8 prokurorë të cilët vinin nga radhët e Prokurorive Themelore.

Shpërndaje :