Sot më 03 Tetor 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, është duke e realizuar Trajnimin e Trajnuesve me temë: “Parandalimi i Torturës – Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.
Ky trajnim vije si rezultat i një trajnimi paraprak i cili rezultojë me nevojën e zhvillimit edhe të një trajnimi më specifik rreth Artikullit III të Konventës së Stambollit.
Trajnimi i Trajnuesve i cili do të zgjasë 4 ditë, nga data 03 Tetor 2021 deri më 06 Tetor 2021, do të trajtojë konceptet kryesore të Nenit 3 të KEDNJ dhe Nenit 27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Gjithashtu do të analizohen ndërlidhjet mes Nenit 3 dhe Nenit 8 të KEDNJ, pastaj andragogjia dhe teoritë e Malcome Knowls.
Në ditën e dytë do të trajtohen format e keqtrajtimit në burg, obligimet dhe procedurat që dalin nga Neni 3 i KEDNJ, si dhe praktika gjyqësore në Kosovë. Dita e III dhe IV do të jenë përmbledhje e dy ditëve të para, të përcjellura me raste praktike dhe simulime nga pjesëmarrësit të ndarë në grupe nga trajnuesja znj. Ivana Roagna dhe eksperti vendor z. Alban Muriqi.
Trajnimi është duke u zhvilluar në mënyrë fizike, gjithmonë duke i respektuar të gjitha masat e parapara me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, rreth higjienës, distancës, hapësirës me qëllim të ruajtjes nga virusi COVID-19.
Përfitues të Trajnimit janë: Gjyqtarët nga Gjykatat Themelore, Prokurorë nga Prokuroria e Apelit dhe ajo Themelore, zyrtarë nga Zyra e Avokatit të Popullit si dhe Hetues Policorë.
03-10-2021