Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-10-2021

Nën moduli – Kodi Penal-Pjesa e përgjithshme, sesioni i trembëdhjetë, tema - “ Parashkrimi ”

Më 07 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi Penal -pjesa e përgjithshme ” me trajnues z. Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues temat që po trajtohen janë: Parashkrimi i ndjekjes penale, parashkrimi i ekzekutimit të dënimeve, fillimi dhe ndërprerja e afatit të përshkrimit të ekzekutimit të dënimit dhe mos zbatimi i përshkrimit për vepra të caktuara penale.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :