Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-10-2021

Menaxhimi i punës e administratën e sistemit gjyqësor

Më 08 tetor  2021, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “ Menaxhimi i punës e administratën e sistemit gjyqësor”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim ishin  z. Astrit Hoti, Drejtor/Departamenti Ligjor/SKGJK dhe   z. Bislim Gashi,  Drejtor, Departamenti i administratës së përgjithshme,  Sekretariati i KGJK-se.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive te pjesëmarrësve në zbatimin e standardeve adekuate të menaxhimit dhe udhëheqjes përmes hartimit të planeve, marrjes së vendimeve të arsyeshme dhe krijimit të ambientit për punë kreative dhe të suksesshme.

Metodologjia e trajnimit ishte  e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Administratorët dhe ndihmës administratorët e gjykatave.

Shpërndaje :